Lidhje

Zbutet uragani Feliks


Shërbimi Kombëtar Amerikan për parashikimin e Motit thotë se Uragani Felix ka filluar të humbasë fuqinë ndërkohë që lëviz në pjesën veri-lindore të Nikaraguas, por paralajmëron se rreshjet e dendura mund të shkaktojnë përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu.

Uragani Felix arriti sot në Nikaragua duke detyruar mijëra banorë dhe turistë të largoheshin. Ka pasur njoftime se uragani ka dëmtuar çati banesash përgjatë rajonit bregdetar. Ndërkaq në qytetin Limon në Honduras dhe në Puerto Cabezas janë dhënë paralajmërime për uraganin.

Edhe banorët e zonave përgjatë bregdetit të Karaibeve në Honduras dhe Guatemala si dhe gjithë zona bregdetare në Belizë janë në gatishmëri për Urganin Felix.

Më tutje në pjesën perëndimore, marashikimet e motit flasin për fuqizimin e Uraganit Henriette, i cili po i afrohet gadishullit Baha Kalifornia në Meksikë. Edhe këto zona janë në gjendje gatishmërie për goditjen e uraganit. //rd//

XS
SM
MD
LG