Lidhje

Madona përsëri probleme me adoptimin e djalit nga Malavi


Madona nuk e ka përdorur statusin e saj të popullaritetit për të shpejtuar adoptimin e një djali të vogël nga një vend në Afrikën e Jugut. Kështu deklaroi një zëdhënës i idhullit të muzikës pop.

Përpjekjet e Madonës për të shtuar dyvjeçarin David Bonda në familjen e saj ishin në qendër të lajmeve të hënën kur një zyrtar nga Malavi, që ishte në plan të shkonte në Londër për të vlerësuar procesin e adoptimin, u shkarkua nga kjo detyrë pas njoftimeve se kishte kërkuar para nga këngëtarja për udhëtimin e tij. Shkarkimi i zyrtarit ringjall akuzat se këngëtarja përdori statusin e saj për të anashkaluar ligjet e adoptimit në Malavi, akuza që ajo i mohon.

Dje, televizioni Associated Press filmoi një person, që besohet të jetë një inspektor tjetër nga Malavi pranë banesës së Madonës në Londër.

Në tetor Madonës dhe bashkëshortit të saj regjisorit Guy Ritchie iu dhe e drejta e përkohëshme për të adoptuar David 13 muajsh në atë kohë.

Para gjykatës të Malavit pritet të çohet një raport deri në shkurt të vitit 2008, afat i caktuar që një gjykatës të përcaktojë nëse Madona dhe bashkëshorti i saj janë prindër të denjë. Adoptimi mund të refuzohet nëse arrihet në përfundimin se David është trajtuar ndryshe nga dy fëmijët e tjerë të Madonës, Lourdes 10 vjeç dhe Rocco 6. //rd//

XS
SM
MD
LG