Lidhje

Qeveria amerikane analizon vidion e re të Bin Ladenit


Zyrtarët amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara kanë marrë një video të re që thuhet se është e shefit të al-Kaidës, Osama bin Laden. Qeveria amerikane është në procesin e analizimit të videos.

Një njoftim i vënë dje në një faqe islamike interneti bënte të ditur se al-Kaida kishte si synim të publikonte një video me rastin e 6-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shatorit në Shtetet e Bashkuara. Njoftimi përfshinte një fotografi të udhëheqësit terrorist i cili nuk është shfaqur në vidio që nga viti 2004. Mesazhi i fundit në kasetë që i atribuohej atij doli rreth se një vit më parë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se gjashtë vjet pas sulmeve, arrestimet këtë javë në Gjermani dhe Danimarkë të individëve të dyshuar për akte terroriste dhe luftimet kundër al-Kaidës në Irak dhe në Afganistan shërbejnë për të kujtuar se kërcënimet e vazhdueshme të ekstremistëve vazhdojnë.//rd//

XS
SM
MD
LG