Lidhje

APEK-u gati për takimin e nivelit të lartë në Sidnei


Takimi dy ditor i Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit, ku marrin pjesë 21 udhëheqës botërorë, fillon nesër në Sidnei të Australisë.

Ndryshimet e klimës dhe ringjallja e bisedimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë, të njohura si Bisedimet e Dohas, me synimin për të luftuar varfërinë globale, do të jenë në krye të rendit të ditës. Udhëheqësit e pranojnë se këto dy çështje kërkojnë zgjidhje urgjente.

Megjithatë ka qëndrime të ndryshme, sidomos mes vendeve të pasura dhe atyre të varfëra, lidhur me mënyrat më të mira për t’i zgjidhur këto probleme.

Lidhur me problemin e ngrohjes globale, vendet e industrializuara kërkojnë hartimin e një plani të ri për të kapërcyer Protokollin e Kiotos, ndërsa vendet në zhvillim duan që përpjekjet e ardhshme të udhëhiqen nga parimet e këtij protokolli.

Lidhur me bisedimet për tregtinë globale, vendet e pasura nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për pakësimin e subvencioneve bujqësore, ndërsa vendet e varfëra nuk gjejnë pajtim mbi mënyrat për hapjen e tregjeve për produkte importi. //rd//

XS
SM
MD
LG