Lidhje

Irak: 10 të vrarë dhe 7 të plagosur, mes tyre dy fëmijë


Policia irakiane tha se një bombë që shpërtheu sot në një treg në qytetin shiit të Kufas vrau të paktën 10 persona dhe plagosi 7 të tjerë. Autoritetet thanë se dy nga të vrarët ishin fëmijë.

Ushtria amerikane tha gjithashtu se forcat e koalicionit dhe ato Irakine ndërmorën një sulm nga ajri dhe toka për të larguar forca të mbetura të kryengritësve suni nga qytetit i Kirkukut. Ata thonë se në të paktën tri operacione forcat e koalicionit ndaluan 13 persona për veprimtari terroriste.

Në operacione të tjera, të paktën 12 të dyshuar u kapën në rajonin e luginës Rashad në Kirkuk dhe në Mosul.

Gjetkë në Irakun verior, ushtria amerikane tha se një aeroplan pa pilot hodhi një raketë e cila vrau dy sulmues me bomba në anë të rrugës në rajonin Kaira të krahinës Nineve. Zyrtarët thanë se ky ishte operacioni i parë i këtij lloji. //ze//

XS
SM
MD
LG