Lidhje

Gjenerali Petreas i shkruan letër trupave amerikane në Irak


Gjenerali David Petreas, komandanti i forcave amerikane në Irak, u tha trupave se është bërë përparim tek siguria, por përparimi në fushën politike nuk është ai që pritej. Në një letër dërguar forcave amerikane, gjenerali Petreas thotë se megjithëse po bëhet përparim kundër Al-Kaidës, ai nuk është i njëllojtë në çdo fushë.

Gjenerali amerikan thotë se numri i sulmeve në mbarë vendin ka rënë në 8 prej 11 javëve të fundit. Megjithatë, gjenerali shprehej me tone më pak pozitive lidhur me përparimin e kryer në skenën politike të Irakut. Ai tha se të gjithë pjesëmarrësit, qofshin ata irakianë, apo ata të koalicionit, janë të pakënaqur me mungesën e përparimit në nismat kryesore legjislative, si reforma e debathizimit, ndarja e të ardhurave dhe ligji për naftën.

Letra e gjeneralit Petreas ka datën e djeshme, pikërisht në prag të dëshmisë që ai do të mbajë të hënën para Kongresit amerikan, lidhur me gjendjen pas shtimit të trupave amerikane në Irak këtë vit. Gjenerali Petreas nuk përmendëte në letër tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.

Në një raportim që dha dje në Pentagon, një oficer madhor, i cili foli në kushtet e anonimitetit, tha se gjenerali David Petreas i kishte thënë se artikujt në New York Times dhe Washington Post nuk kishin botuar fakte të sakta.

Gazetat citonin zyrtarë të lartë të adminsitratës së Presidentit Bush, të cilëve nuk u përmendej emri, të kenë thënë se gjenerali Petreas mund të shqyrtojë mundësinë e kthimit të rreth 4 mijë trupave amerikane nga Iraku, para janarit.

Zëdhënësi i Pentagonit, Bryan Whitman, tha dje se personat që bënjë spekullime lidhur me opinionet e gjeneralit Petreas, duhet të presin deri të hënën, kur është në plan që ai t’u japë ligjvënësve amerikanë një vlerësim të situatës në Irak.//lk

XS
SM
MD
LG