Lidhje

Ministrat e Jashtëm të BE-së angazhohen për unitet për Kosovën


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian të cilët po takohen në Portugali janë angazhuar të mbajnë një qëndrim të përbashkët lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës, megjithë shenjat se Kosova do të shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme.

Negociatori i Bashkimit Europian për Kosovën Volfgang Ishinger tha së një marrëveshje është shumë pak e mundshme. Ai foli sot në fillim të ditës së dytë të bisedimeve në qytetin bregdetar Viana Do Kastelo.

Por ministri i jashtëm gjerman Frank Walter Shtainemajer i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’u jap shans bisedimeve.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian Havier Solana tha se nëse nuk arrihet një konsensus deri në fund të negociatave, që janë caktuar të përfundojnë me 10 dhjetor, vendet e Bashkimit Europian duhet të ruajnë unitetin në mënyrë që të sigurojnë stabilitetin në Ballkan dhe afërsinë e këtyre vendeve me Bashkimin Europian.//kk//

XS
SM
MD
LG