Lidhje

Algjeri: Një shpërthim vetëvrasës shkakton vdekjen e të paktën 30 vetëve


Autoritetet në Algjeri thonë se një shpërthim vetëvrasës me bombë shkaktoi vdekjen e të paktën 30 vetëve dje, në një barrakë ushtarake në lindje të kryeqytetit Algjer. Për sulmin është fajësuar një grup i Al-Kaidës.

Gjatë sulmit u plagosën 47 vetë. Një mikrobuz i mbushur me eksplozivë shpërtheu pranë vendit ku rrinte roja bregdetare në Dellys, një qytet-port rreth 90 kilometra larg Algjerit. Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme thanë se të dy autorët e sulmit u vranë gjatë shpërthimit. Ky është sulmi më i madh me bombë në Alegjri, që nga e enjtja.

Një degë në Afrikën Veriore e Al Kaidës u njoftua se ka kryer sulmin e djeshëm, si dhe një shpërthim në Batna dy ditë më parë, ku vdiqën 22 njerëz. Një zëdhënës i Presidentit Bush tha se Shtetet e Bashkuara i dënojnë sulmet, që janë një tjetër kujtesë për kërcënimin terrorist me të cilin përballen njerëzit liri-dashës në mbarë botën.//lk

XS
SM
MD
LG