Lidhje

Festivali i Venecias: Fitues i "Luanit të Artë" një film tajvanez


Çmimi më i lartë në Festivalin e Filmit në Venecia, Luani i Artë, ju dha regjisorit Ang Lee, i lindur në Tajvan për herë të dytë në tre vjet, për filmin me spiunazh “Lust, Caution”.

Filmi flet për kohën e luftës në Shangai në vitin 1940, nën pushtimin japonez. Kritikët kanë komentuar realizmin e tij dhe disa pamje seksi të dhunshme.

Lee, më parë fitoi në Venecia për filmin “Brockerback Mountain”, një film me temën e homoseksualeve nga perëndimi i Amerikës. Ai gjithashtu ka drejtuar filmin epik me karate “Crouching tiger, Hidden Dragon” 7 vjet më parë.

Çmimi i Luanit të Argjendtë për regjisorin më të mirë iu dha amerikanit Brian de Palma dje në ditën finale të festivalit. Drama e tij, “Redacted” është bazuar në një teme me vrasje pas përdhunimit të një vajze 14 vjeçare nga ushtarët amerikanë në Irak.

Ylli i Hollivudit, Brad Pitt fitoi çmimin për aktorin më të mirë për rolin figurës së banditit amerikan të shekullit të 19, Jesse James. Aktorja më e mirë ishte Kejt Blanshet, e lindur në Australi, një nga 6 aktoret që interpretoi këngëtarin dhe autorin Bob Dilon në filmin “I’m not there”.//lk

XS
SM
MD
LG