Lidhje

Parashikime për raportin e komandantit të lartë amerikan në Irak


Anëtarë demokratë të kongresit amerikan shprehën dyshime lidhur me raportin mbi gjendjen në Irak që do të publikohet nesër.

Senatorja Dajen Feinstajn nga Kalifornia tha sot në televizionin amerikan se nuk mendon që autori i raportit, gjenerali i ushtrisë amerikane David Petreas, është vlerësues i pavarur i gjendjen në Irak.

Dje, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senatin amerikan, Heri Riid nga shteti Nevada, tha se ka të ngjarë që Shtëpia e Bardhë të ndryshojë faktet në raport.

Nesër, komandanti më i lartë i trupave amerikane në Irak, Gjenerali David Petreas, do të dëshmojë para një komisioni ligjvënësish mbi situatën në Irak. Gjenerali Petreas pritet të njoftojë që strategjia ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Irak, po funksionon. Gjithashtu qarkullojnë spekulime se gjenerali mund të rekomandojë një pakësim gradual të trupave amerikane duke filluar nga viti i ardhshëm. Analistët thonë se kjo varet nga aftësia e forcave irakiane për të mbajtur nën kontroll gjendjen e sigurisë, e arritur nga forcat amerikane dhe ato të koalicionit.

Gjithë vëmendja është përqëndruar tek Gjenerali David Petreas, ndërsa ai do të njoftojë mbi përparimin e bërë në luftën e Irakut, një raport që disa e shohin si vendimtar për të ardhmen e ushtrisë amerikane në rajon.

Megjithëse ka mjaft spekullime për çka do të thotë gjenerali, Anthony Cordesman, një specialist ushatark në Qendrën e Studimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashingtone, mendon se ka të ngjarë të flitet për një pakësim gradual të trupave amerikane në Irak.

“Ne nuk mund ta mbajmë përgjithmonë nivelin e tanishëm të trupave në Irak. Ne kemi kërkuar gjithnjë maksimumin prej ushtrisë dhe forcave të marinës. Ne nuk do të jemi në gjendje që të mbajmë të njëjtin nivel të trupave ushtarake matanë muajit qershor. Thjeshtë nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë.”

Duke përfshirë edhe 30 mijë trupat shtesë që u dislokuan këtë vit në Irak, gjithsejt 160 mijë trupa amerikane janë në detyrë në atë vend. Megjithë kërkesat në rritje të demokratëve që kontrollojnë Kongresin, për të kthyer trupat amerikane në atdhe, gjenerali Petreas ka lënë të kuptohet se shtimi i trupave mund të vazhdojë deri në fillim të vitit 2008.

Shtëpia e Bardhë paralajmëron se një tërheqje e trupave nga Iraku mund të çojë në shtimin e dhunës sektare. Por Brian Katulis, një analist ushtarak në Qendrën amerikane për Zhvillim, argumenton se strategjia aktuale e Shteteve të Bashkuara nuk po jep rezultate.

“Gjendja mund të keqësohet kur trupat amerikane të tërhiqen, por situata aktualisht është e tmerrshme. 4 milion irakianë janë shpërngulur prej këtij konflikti, dhe për mendimin tim, ne nuk po bëjmë sa duhet për t’i ndihumar këta njerëz”.

Duke folur në Klubin kombëtar të Shtypit të premten, Ambasadori i Irakut në Shtetet e Bashkuara, Samir Sumidai, tha se Iraku ka tani më shumë nevojë për një manda ttë përcaktuar qartë nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi nevojë për bashkërendim politik këtu në Uashington sepse ne besojmë se është shumë thelbësore që vullneti i këtij vendi të madh të jetë i bashkuar për të arritur sukses në Irak. Kjo është shumë , shumë e rëndësishme sepse pa këtë dëshirë, ne nuk mund të kemi sukses në Irak”.

Zyra e Qeverisë amerikane, e njohur edhe si zyra hetimore e Kongresit amerikan, një agjenci vëzhguese e qeverisë, sugjeronë se udhëheqësit politikë të Irakut nuk janë gati për të udhëhequr vendin të vetëm, pasi dështuan të bëjnë përparim në shumicën e objektivave të caktuara kryesore politike dhe të sigurisë.//kk//

XS
SM
MD
LG