Lidhje

Shqipëri: Gushti shënon numër rekord aksidentesh automobilistike


Në Shqipëri muaji gusht shënoi rekordin e aksidenteve rrugore me një mesatare prej 5 aksidentesh në ditë. Ne to janë përfshirë 210 persona nga të cilët 46 vetë kanë humbur jetën

Në 150 aksidentet e regjistruara gjatë këtij muaji mbi 160 persona kanë mbetur të plagosur. Të bashkuara me aksidentet e mujit korrik vera e këtij viti në Shqipëri ka qenë një stinë e përgjakur me 268 aksidente ku kanë humbur jetën 88 persona ndërsa mesatarisht cdo ditë 3 deri 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë shkaku kryesor ka qenë moszbatimi I rregullave të qarkullimit rrugor, pavarësisht masave të shtuara të kontrollit në akset kryesore të vendit.

Një tjetër faktor që ka ndikuar duket se lidhet edhe me numrin e madh të turistëve, mbi 1 milion, kryesisht emigrant shqiptarë të ardhur në vendin e tyre për të kaluar pushimet.

Edhe javë e parë e muajit shtator ka qenë po ashtu e ngarkuar me aksidente. Dje një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur në një aksident në Pogradec.

Në Total, deri tani viti 2007 shënon një rekord të përgjakshëm në rrugët e Shqipërisë me 760 aksidente me një mesatare prej 30 vdekjesh dhe 100 të plagosurish në muaj.

XS
SM
MD
LG