Lidhje

Dy rebelë dhe një ushtar rus vriten në Ingusheti


Zyrtarët rusë thonë se dy rebelë dhe një ushtar rus janë vrarë gjatë shkëmbimeve të zjarrit në republikën e Ingushetisë në jug të vendit.

Autoritetet thonë se sulmi ndodhi sot në mëngjes në një bazë ku është vendosur një njësi e trupave të Ministrisë të Brendshme ruse. Të paktën një polic i Ministrisë së Brendshme është plagosur.

Në Ingusheti, e cila është në kufi me Çeçeninë, është vërejtur një rritje e dhunës gjatë muajve të fundit, dhe autoritetet ruse kanë përforcuar sigurinë në këtë republikë duke shtuar edhe 25 mijë trupa të tjerë. //kk//

XS
SM
MD
LG