Lidhje

Shtohet numri i senatorëve republikanë që njoftojnë se do të dalin në pension


Senatori republikan Çak Hegël bëri të ditur se po del në pension. Zoti Hegël tha sot në shtetin e tij Nebraska se nuk do të vërë kandidaturën për një mandat të tretë në Senat.

Senatori Hegël, i cili ka qënë një nga zërat kritikë kundër luftës në Irak, është senatori më i fundit republikan që bën të ditur se do të dalë në pension.

Senatori republikan i Virxhinias, Xhan Uërnër, i cili ka shërbyer për një kohë shumë të gjatë në Senat, tha javën e kaluar se do të dalë në pension kur t’i përfudojë mandati në vitin 2009. Edhe Senatori Uërnër është kritik i luftës në Irak.

Senatori Uejn Allard nga Kolorado tha se ka në plan të largohet nga Senati në fund të mandatit të tij të tanishëm. Edhe Senatori Lerri Krejg nga Ajdëho ka thënë se do të largohet nga Senati më 30 shtator, në qoftë se nuk lejohet të tërheqë deponimin e tij për sjellje të papërshtatëshem në aeroportin e Mineapolisit në Minesota. //rd//

XS
SM
MD
LG