Lidhje

Rruga Durrës-Kukës-Morinë, objekt sulmesh politike mes dy partive kryesore


Në Shqipëri, ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë është kthyer në objekt të sulmeve politike mes dy partive kryesore.

Socialistët akuzojnë qeverinë për shkelje të rënda në procedurat e tenderit dhe abuzime me fondet e dhëna për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, 57 kilometra, kostoja e të cilit është disa qindra milionë Euro.

Demokratët u përgjigjën dje, duke deklaruar se socialistët vetëm po trillojnë dhe shpifin, duke dëshmuar sipas tyre, tendencën antizhvillim dhe papërgjegjshmërinë për rëndësinë ekonomike dhe strategjike të këtij korridori kombëtar.

Sipas Partisë Demokratike, procedurat e ndërtimit të kësaj rruge janë në përputhje të plotë me legjislacionin, janë kryer në kushtet e konsulencës dhe transparencës së plotë me institucionet ndërkombëtare dhe reflektojnë standartet më të larta të ekspertizës ndërkombëtare në këtë fushë. Kjo çështje do të jetë objekt edhe i një komisioni hetimor parlamentar.

Kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Zërin Amerikës tha se nuk i druhet hetimeve, pasi gjithshka është bërë në mënyrë transparente. Por për procedurat e ndërtimit të këtij aksi ka hapur një dosje hetimore dhe Prokuoria, e cila ka gjetur shkelje dhe ka marrë tashmë të pandehur tre ish zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve.//lk

XS
SM
MD
LG