Lidhje

Zvicerani Roxher Federer - kampion botëror i tenisit për të katërtën herë


Tenisti zviceran Roxher Federer u bë dje përsëri kampioni botëror i tenisit, për të katërtën herë me radhë, duke u bërë gjithashtu sportisti i parë, pas amerikanit Bill Tilden i cili kishte fituar 4 herë rreshtazi kampionatin e tenisit në vitet 1920.

24-vjeçari Federer fitoi mbrëmë në një ndeshje të fortë me 20-vjeçarin serb Novak Xhokoviç në qytetin e Nju Jorkut, ku u zhvillua kampionati botëror i tenisit.

Ylli zviceran i tenisit ka tani 12 tituj të rëndësishëm, vetëm dy më pak se amerikani Pete Sampras, i cili fitoi 14 tituj gjatë karrierës së tij si tenist.

Po dje, titullin e kampionit për femra në lojën dyshe e fituan francezja Natali Deshi dhe rusja Dinara Safina. Ndërsa kampionja botërore e tenisit për femra, për lojën individuale, u bë të shtunën belgia, Zhystine Henin, e cila fitoi ndeshjen me rusen Vera Zvonareva.//lk

XS
SM
MD
LG