Lidhje

SHBA: Kandidatët presidencialë zhvillojnë debat në spanjisht


Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara, morën pjesë, për herë të parë në një debat në spanjisht, ku trajtuat çështje me rëndësi për popullsinë hispanike të Amerikës.

7 nga 8 kandidatët e Partisë Demokrate diskutuan mbrëmë në debatin që u zhvillua për imigracionin, në Universitetin e Majamit, Shteti i Floridës, për luftën në Irak dhe çështje të tjera. Gazetarët i drejtuan pyetjet në spanjisht. Kandidatët u përgjigjën në anglisht, me një përkthim simultan dhe i gjithë debati u transmetua nga një stacion televiziv në spanjisht.

Të gjithë kandidatët, thanë, se në se zgjidhen, do të merrnin masa për zbatimin sa më shpejt, të reformës së imigracionit. Shumica e tyre kritikuan politikanët republikanë, sipas fjalëve të tyre, për demonizimin e rreth 12 milionë imigrantëve të paligjshëm që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ata diskutuan po ashtu për shërbimin shëndetësor, për embargon disa–dekadash ndaj Kubës dhe për luftën në Irak.//lk

XS
SM
MD
LG