Lidhje

Putin: Kompromisi me Amerikën për sistemin e raketave, ende i mundshëm


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ai ende shpreson për arritjen e një kompromisi me Shtetet e Bashkuara mbi planet amerikane për vendosjen e një sistemi mbrojtës nga raketat në Evropën Lindore.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, komentet e zotit Putin u bënë sot gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas njoftimeve, udhëheqësi rus ka theksuar se është e rëndësishme të shmanget konfrontimi dhe të kërkohet arritja e kompromisit. Komentet e tij bëhen ndërkohë që ekspertët amerikanë dhe ata rusë u takuan në Paris për një raund tjetër bisedimesh mbi çështjen e raketave.

Zyrtarët amerikanë thonë se plani për vendosjen e 10 sistemeve anti-raketë në Poloni dhe të një sistemi radarësh në Çeki, synon mbrojtjen nga një sulm i mundshëm i vendeve të tilla të papërgjegjshme, si Irani dhe Koreja e Veriut. Rusia e ka cilësuar sistemin mbrojtës si kërcënim të sigurisë së saj, duke shtuar se ai do të çojë në një garë të re armatimi. //rd//

XS
SM
MD
LG