Lidhje

Nismë e re amerikane për sigurinë në aviacion


Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare njoftoi se po fillon një nismë të re për të forcuar masat e sigurisë për avionët privatë.

Zyrtarët thanë sot se sipas masave të propozuara prej tyre do të kërkohet informacion më i hollësishëm për mbërritjen dhe nisjen e avionëve privatë, si dhe të udhëtarëve në bordin e tyre.

Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Majkëll Çertof, tha se nisma synon të forcojë masat mbrojtëse duke përmirësuar aftësinë për të identifikuar kërcënimet në fluturimet që mbërrijnë ose nisen nga Amerika. //rd//

XS
SM
MD
LG