Lidhje

Nismë të re për të forcuar masat e sigurisë për avionët privatë


Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare njoftoi se po fillon një nismë të re për të forcuar masat e sigurisë për avionët privatë.

Zyrtarët thanë sot se sipas masave të propozuara prej tyre do të kërkohet informacion më i hollësishëm për mbërritjen dhe nisjen e avionëve privatë, si dhe të udhëtarëve në bordin e tyre.

Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Majkëll Çertof, tha se nisma synon të forcojë masat mbrojtëse duke përmirësuar aftësinë për të identifikuar kërcënimet në fluturimet që mbërrijnë ose nisen nga Amerika. (kh)

XS
SM
MD
LG