Lidhje

Klasifikimi i ushqimeve sipas vlerave ushqimore


Njerëzit në mbarë botën po blejnë më shumë ushqime të konservuara dhe të paketuara që disa herë kanë efekte anësore pasi kanë shumë kripë, sheqer dhe yndyrë.

Por një supermarket ushqimor në shtetin amerikan Maine ka vendosur të klasifikojë ushqimet që shet bazuar në vlerat ushqimore dhe duket se konsumatorët po përgjigjen. Klasifikimi bëhet përmes një sistemi yjesh. Në se ajo që blen ka një të tillë, ke bërë një zgjedhje të mirë, në se ka dy, ke bërë zgjedhje më të mirë dhe tre më të mirën.

Supermarketi Hannaford klasifikon më shumë se 25 mijë produkte ushqimore. Pas një periudhe 12 vjeçare kompania zbuloi se ndikimi më i madh në zgjedhjen e konsumatorëve ishte paketimi i ushqimit.

Dyqani thotë se ka në plan ta zgjerojë këtë sistem klasifikimi të ushqimeve në një të ardhme të afërt. Kjo tendencë duket se po zgjerohet. Një seri tjetër dyqanesh në Florida po përdor tani sistemin e yjeve ndërsa të tjerë po e shqyrtojnë këtë mundësi. //rd//

XS
SM
MD
LG