Lidhje

OPEK-u shton prodhimin e naftës për të ulur çmimet


Vendet anëtare të OPEK-ut, ranë dakort të shtojnë kuotat e prodhimit për të ulur çmimet në rritje të naftës. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës vendosi sot të shtojë prodhimin me 500 mijë fuçi në ditë, duke filluar nga nëntori, megjithë kundërshtimin që kishin shfaqur më parë disa prej vendeve anëtare.

Arabia Saudite, anëtare e OPEK-ut, është në favor të shtimit të prodhimit, ndërsa Venezuela dhe Libia janë kundër. Shtimi i prodhimit synon të qetësojë shqetësimet rreth rritjes së çmimeve të naftës dhe uljes së çmimit të aksioneve të lëndëve djegëse.

Para se të dilte njoftimi i OPEK-ut, çmimi i naftës në tregjet amerikane u ngrit në mbi 77 dollarë për fuçi, duke iu afruar nivelit rekord. //rd//

XS
SM
MD
LG