Lidhje

Krakër: Pajtimi kombëtar dhe rivendosja e shërbimeve në Irak do të duan kohë


Ambasadori amerikan në Irak, Ryan Crocker tha se nuk ka ilaç magjik për të arritur ripajtimin kombëtar në Irak.

Ambasadori amerikan së bashku me Gjeneralin David Petraeus, komandanti i lartë i ushtrisë amerikane në Irak folën sot për gazetarët në Washington. Zoti Crocker tha se ripajtimi dhe rivendosja e shërbimeve në Irak do të jenë një proces i gjatë, i vështirë dhe i dhimbshëm. Por ai shtoi se ka shenja që tregojnë se irakianët kanë jo vetëm mundësinë por edhe vullnetin për të arritur këto objektiva.

Ambasadori nuk ishte i gatshëm të bënte ndonjë parashikim për sa kohë trupat amerikane do të qëndrojnë në Irak.

Presidenti Bush pritet të njoftojë nesër planet për tërheqjen e 30 mijë truapave nga Iraku nga mesi i vitit 2008. Tërheqja e propozuar do të pakësojë praninë amerikane në gati 130 mijë trupa – niveli që ishte para shtimit të trupave këtë vit për të ulur dhunën sektare.

Udhëheqësit demokrat në kongres kanë kritikuar planin e presidentit. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha dje se plani është ofendues për inteligjencën e popullit amerikan. //iç//

XS
SM
MD
LG