Lidhje

Iraq: 6 policë të vrarë dhe të tjerë të plagosur


Policia irakiane tha se persona të armatosur vranë 6 policë dhe plagosën disa të tjerë, gjatë një sulmi kundër një rajoni policie në rajonet veriore të vendit.

Zyrtarët thanë se sulmi ndodhi sot në rajonin Gajara në jug të Mosulit.

Nga zhvillimet e tjera, policia njofton se persona të maskuar me veshje të ushtarëve irakianë, grabitën 550 mijë dollarë nga një makinë në Bagdat.

Po sot ushtria amerikane tha gjithashtu se forcat amerikane dhe irakiane ndaluan 28 terroristë të dyshuar, gjatë operacioneve që kishin si objektiv qendrat e Al-Kaidës në Irak. Dy nga të dyshuarit besohet se po planifikonin një sulm në Mosul gjatë muajit të Ramazanit.

Këshilltari irakian për sigurinë kombëtare, Movafak al-Rubai tha sot se ai pret që numri i trupave amerikane në Irak të ulet deri në 100 mijë, deri në përfundim të vitit të ardhshëm. //iç//

XS
SM
MD
LG