Lidhje

Jetëgjatësia mesatare në Amerikë më e gjatë se kurrë, 78 vjeç


Amerikanët po jetojnë më gjatë se kurrë, por megjithatë vdesin më herët se banorët në gati 40 vende të tjera të botës.

Statistikat e publikuara sot nga qeveria amerikane tregojnë se jetëgjatësia është në nivelin më të lartë – gati 78 vjeç. Viti i fundit që mundësoi marrjen e këtij informacioni ishte 2005.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thekson se vdekshmëria ka rënë për tetë nga 15 shkaqet kryesore të vdekjeve. Këtu përfshihen sëmundjet e zemrës dhe kanceri, dy shkaktarët kryesorë të vdekjeve në Amerikë, përgjegjëse për më shumë se gjysmës e vdekjeve çdo vit.

Por Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten mbrapa në nivel ndërkombëtar për jetëgjatësinë duke u radhitur pas 41 vendeve përfshi Japoninë, Jordaninë, Makauin dhe Singaporin, si dhe shumë vende të Evropës.

Studiues të pavarur thonë se niveli më i ulët i jetëgjatësisë në Amerikë, krahasuar me demokracitë e industrializuara, vjen pjesërisht për shkak të mbipeshës dhe mungesës së siguracionit shëndetësor. //iç//

XS
SM
MD
LG