Lidhje

Indonezi: Paralajmërimi për cunamin e tretë në 24 orët e fundit u anullua shpejt


Zyrtarët në Indonezi bënë paralajmërimin e cunamit të tretë gjatë 24 orëve të fundit pasi një tërmet i fuqishëm goditi sot ishullin Sumatra. Nuk kaloi shumë kohë dhe paralajmërimi për cunamin u anullua.

Zyrtarët thanë se tërmeti me magnitutë prej 7 presje 5 ballësh goditi pjesën qëndrore të ishullit dhe u ndje në Singaporin fqinj. Nuk është e qartë nëse pati të plagosur.

Disa orë më parë, një tërmet tjetër i fuqishëm me magnitutë prej 8 presje 4 ballësh goditi brigjet perëndimore të ishullit.

Zyrtarët thanë se të paktën 5 veta humbën jetën nga tërmeti dhe 21 të tjerë u plagosën.

Qendra për Paralajmërimin e Cunamëve në Paqësor tha se tërmeti mund të krijonte valë të mëdha cunami që mund të godisnin deri në Oqeanin Indian.

Shumë vende në rajon nxorën paralajmërime për cunam pas tërmetit, por më vonë i anuluan ato. //ze//

XS
SM
MD
LG