Lidhje

Uragani Humberto rrit çmimet e naftës në një nivel rekord


Çmimet e naftës në Nju Jork u ngritën për një kohë të shkurtër në një nivel rekord ndërsa tregëtarët janë të shqetësuar nga moti i keq që mund të ndikojë negativisht në prodhimin e naftës në Gjirin e Meksikës.

Çmimi i naftës arriti sot 80 dollarë e 20 cent për fuçi në bursë dhe pastaj u ul në 80 dollarë. Çmimet u rritën pas lajmeve për uraganin Humberto që tani është ulur në një stuhi tropikale, i cili ndërpreu operacionet e prodhimit në Teksas.

Kjo është dita e dytë radhasi që çmimet e naftës bruto arrijnë nivele rekord. Konsulenti për energjinë Peter Beutel thotë se shumë njerëz presin që çmimet të vazhdojnë të rriten deri në 100 dollarë për fuçi ose më shumë gjatë muajve të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG