Lidhje

Serbia u bën thirrje serbëve në Kosovë të bojkotojnë zgjedhjet


Qeveria e Serbisë po u bën thirrje serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhjet për asamblenë rajonale që mbikqyren nga komuniteti ndërkombëtar.

Qeveria serbe deklaroi sot se Presidenti Boris Tadiç, i cili ndodhet për vizitë në Portugali, e ka miratuar këtë vendim. Në deklaratën e qeverisë theksohet mungesa e sigurisë për serbët dhe pakica të tjera që jetojnë në Kosovën e banuar kryesisht nga shqiptarët, si bazë për këtë vendim.

Në të thuhet se dy të tretat e serbëve të Kosovës nuk janë kthyer gjatë 8 vjetëve të administrimit të saj nga Kombet e Bashkuara. Agjencia franceze e lajmeve, bëri të ditur se Franca u ka bërë thirrje serbëve dhe komuniteteve të tjera që banojnë në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 nëntorit.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve. Serbia ka kërkuar shtyrjene tyre ndërkohë që përfaqësuesit e saj dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës po zhvillojnë negociata për statusin e saj përfundimtar.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm serb ndodhet në Kinë për të kërkuar mbështetjen e Pekinit për të mbështetur qendrimin e Serbisë se Kosova duhet të mbetet pjesë e saj. Udhëheqësit shqiptarë këmbëngulin për pavarësinë e Kosovës si zgjidhje e satusit të saj përfundimtar.

Agjencia ruse e lajmeve Irar-Tass bën të ditur se ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiç dhe zëvendës-ministri i Jashtëm i Rusisë, Vladimir Titov, u takuan sot në Moskë për bisedime mbi variantet e mundëshme për zgjidhjen e çështjes së statusit. //iç//

XS
SM
MD
LG