Lidhje

Vdekshmëria e fëmijëve nën 10 milionë në vit


Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF-i thotë se vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç ka rënë nën 10 milionë, për herë të parë në më shumë se 40 vjet.

Agjencia thotë se 9,7 milionë fëmijë të moshës nën moshën katër vjeçare vdiqën në mbarë botën vitin e kaluar, ndërsa në vitin 1990 vdiqën rreth 13 milionë. Kjo rënie është më e madhja që nga viti 1960, kur filluan të mbahen statistika dhe kur u shënuan 20 milionë vdekje fëmijësh.

Drejtori i programit të UNICEF-it Alan Court thotë se rënia e vdekshmërisë ka ardhur si rezultat i vaksinimeve kundër fruthit, përdorimit të vitaminës A për foshnjet, ushqimit të tyre me qumësht gjiri në muajt e parë të jetës dhe rrjetave të mbrojtjes nga mushkonjat për të parandaluar malarjen.

Zoti Court tha se Afrika nën Sahariane pati gati gjysmën e vdekjeve të fëmijëve vitin e kaluar për shkak të sëmundjeve si Sida. Por ai shtoi se niveli i lartë i vdekshmërisë së fëmijëve mbetet shqetësues në Afrikën Qëndrore dhe Perendimore dhe për këtë fajësoi kequshqyerjen. //iç//

XS
SM
MD
LG