Lidhje

Karriera e aktorit Robert Downi Jr


Robert Downey Jr është një ndër aktorët më të taletuar të gjeneratës së tij në Hollywood. Por eksperimentimi i aktorit me drogën jo vetëm që thuajse e shkatërroi karrierën e tij por e dërgoi edhe në qelitë e burgut

I famshëm për problemet me drogën jashtë ekranit sa edhe për interpretimin në skenë, Robert Downy Jr. u arrestua për herë të parë në vitin 1996 kur po ngiste makinën nën influencën e alkoholit, ku ju gjet heroine, kokaine dhe një pistoletë.

Ndërkohë që aktori përballej me drogën dhe burgun ai ishte gjithnjë në qendër të shtypit. Ai vazhdoi të punojë në industrinë e filmit pavarësisht abuzimit publik me drogën. Por edhe karriera e tij nuk ishte pa probleme. Megjithëse njihet si një nga aktorët më të talentuar të gjeneratës së tij, regjisorit Woody Allen ju desh ta zevendësonte atë pasi siguracionet për të ishin tepër të shtrenjëta. “Isha zemërthyer sepse më pëlqen Robert Downey dhe ishte i përkryer për filmin tim. Ështe një aktor i talentuar...U munduam por nuk funksionoi.”

Pas lenies të lirë me kush për tre vjet, Robert vazhdoi në rrugën e vetshkatërrimit dhe në vitin 1997 ai u dërgua në burg për tre vjet pasi kishte thyer rregullat e lirisë me kusht.

Pas arrestimit tjetër në vititn 2000 për kokainë dhe valium, akuzat u hodhën poshtë dhe Robert u dërgua në një qendër rehabilitimi me ndhmën e disa shokëve përfshi Sean Penn.

Në vitin 2001 ai u arrestua në Los Angeles për kokainë. Ai nuk u dënua dhe ndërhyrja e miqve dhe të afërmve luajti një rol të madh që ai të hiqte dorë nga droga. Dalëngadalë duke u futur në rrugë të mbarë, dalja në vitin 2004 e albumit “The Futurist” reflektoi në avancimet pozitive si njeri dhe largimin nga e kaluara. Problemet mbi imazhin e prishur prej drogisti ai i mundi duke punuar fort në role impresive në filma të suksesshëm. Me rolin në filmin “Gothika” në vitin 2003, Roberti provoi se kishte fituar imazhin dhe dashurinë e të gjithëve pas një kohe tejet të gjatë. Aty ai njohu dhe u martua më pas në vitin 2005 me producentën Susan Levin. P

or e kaluara problematike e gjurmon nga pas. Producenti Joel Silver i filmit “Kiss Kiss Bang Bang” thotë se ishte tejet e vështirë dhe e kushtueshme blerja e siguracionit për Robertin, por se ja kishte vlejtur. “Biseduam dhe ishte e vështirë për të marrja e siguracionit…ju desh të paguante të gjitha fitimet e tij për siguracionin…dhe kështu ja dolëm mbanë.” Filmi i vitit 2006 “A Scanner Darkly” ishte tejet i vështirë për aktorin pasi e çonte atë në ditët kur ishte përdorues i rregullt i drogës.

Falë betejës së tij publike, Robert tha me shaka se ndoshta ishte më i kualifikuar se duhej për filmin. “E kaluara më ndihmoi te futem ne rol…përveç 25 viteve që kisha eksperimentuar me drogë.” Ndërkohë që nuk dihet se sa gjatë do të vazhdojë të rrijë larg drogës, aktori i trazuar vazhdon të jetë ndër më të talentuarit e gjeneratës së tij në Hollywood. //rd//

XS
SM
MD
LG