Lidhje

Raport i Departamentit të Shtetit mbi liritë fetare


Një raport i fundit i qeverisë amerikane thotë se gjatë vitit të fundit, liria fetare ka rënë ndjeshëm në Irak, me sulme që janë shtuar pothuajse ndaj të gjitha besimeve.

Në raportin vjetor mbi lirinë e fesë në botë, Departamenti i Shtetit thekson se dhuna është shtrirë përtej rivalitetit të vjetër suni-shi’it. Në të thuhet se anëtarë të të gjitha besimeve fetare në Irak kanë rënë viktima të “vrasjeve, kërcënimeve, rrëmbimeve dhe frikësimeve”.

Raporti, del në të njejtën ditë që Shtëpia e Bardhë njoftoi Kongresin se qeveria e Irakut ka bërë përparim të kënaqshëm drejt uljes së dhunës sektare. Në raportin e Departamentit të Shtetit po ashtu thuhet se Kina vazhdon të shtypë grupet fetare, përfshirë grupin Falun Gong. Pekini, thuhet në raport, mesa duket ka filluar një fushatë para lojrave olimpike të vitit të ardhshëm.

Në raportin e Departamentit të Shtetit po ashtu kritikohet Birmania, Koreja e Veriut, Pakistani dhe Irani. Ndërsa në Arabinë Saudite, ku qeveria vazhdon të kufizojë në mënyrë të ndjeshme liritë fetare, thotë raporti, është vënë re një përmirësim i vogël. //rd//

XS
SM
MD
LG