Lidhje

Serbia ngre akuza ndaj 15 myslimanëve nga Sanxhaku


Prokurorë serbë paraqitën akuzat për veprimtari terroriste ndaj 15 myslimanëve nga një rajon i turbullt jugor i Serbisë.

Prokurorët shpallën sot aktpadinë duke akuzuar për terrorizëm dhe mbajtje armësh të paligjshme 15 personat nga krahina e Sanxhakut. Sanxhaku, në kufi me Kosovën, banohet kryesisht nga myslimanë.

Policia i ka arrestuar shumë prej të akuzuarve në fillim të këtij viti në Novi Pazar, qytet kryesor i Sanxhakut. Disa të tjerë ishin arrestuar në muajin mars në rajonin malor të Velika Ninajas.

Policët thonë se ata gjithashtu sekuestruan armë, municion, bomba dhe materiale të tjera që lidhen me të dyshuarit. Autoritetet serbe besojnë se të 15 të akuzuarit i përkasin besimit Vahabi, një lloj islamizmi radikal. //rd//

XS
SM
MD
LG