Lidhje

Bashkimi Evropian dhe Ukraina riafirmojnë lidhje të ngushta


Presidenti ukrainas Viktor Jushçenko u zotua se zgjedhjet parlamentare në fund të këtij muaji në vendin e tij do të jenë demokratike dhe të lira.

Zoti Jushçenko u tha sot zyrtarëve të Bashkimit Evropian në Kiev se votimet e 30 shtatorit do të përmbushin standartet kombëtare e ndërkombëtare. Ai gjithashtu ritheksoi aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian prej 27 vendesh.

Udhëheqësit e BE-së theksuan rëndësinë e krijimit të një qeverie ukrainase të qëndrueshme si një hap drejt anëtarësimit. Në një deklaratë të përbashkët, të dyja palët përshëndetën përparimin në bisedimet mbi një marrëveshje për shtimin e bashkëpunimit. Ata theksuan përparimin në diskutimet mbi tregëtinë dhe kufizimin e vizave.

Delegacioni i Bashkimit Evropian gjithashtu u takuan në Kiev me rivalin e presidentit ukrainas, kryeministrin Viktor Janukoviç. //rd//

XS
SM
MD
LG