Lidhje

Lirohet nga burgu gazetari kinez Zhao Jan


Kina liroi studjuesin e gazetës Nju Jork Times, të arrestuar në vitin 2004 dhe burgosur, pasi u gjet fajtor për mashtrim.

Miqtë dhe të afërmit e përshëndetën Zhao Jan, pasi doli nga burgu i Pekinit. Studjuesi i Nju Jork Tajmsit u ndalua në vitin 2004, pasi gazeta njoftoi daljen e menjëhershme në pension të Presidentit të asaj kohe, Gjiang Zemin, nga posti si shef i forcave të armatosura.

Në atë kohë dalja e tij në pension ishte sekret, prandaj ndaj Zhaos u ngrit padi për zbulim të sekretit shtetëror, por më vonë, gjykata kineze i hoqi akuzat. Por, në vitin 2006, ai u dënua me tre vjet burgim nën akuzat për mashtrim, që ai i mohoi. Organizata të të Drejtave të Njeriut thonë se dënimi i gazetarit Zhao ishte politikisht i motivuar, si përpjekje për frikësimin e gazetarëve.//lk

XS
SM
MD
LG