Lidhje

Turistët të zemëruar para dyerve të mbyllura të Akropolit


Megjithëse zgjedhjet në Greqi mund të kenë jenë të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve të saj, është diçka tjetër që shqetëson turistët që shkojnë për të vizituar këtë vend me histori të lashtë.

Ata kanë mbetur të zhgënjyer kur kanë shkuar në Akropol dhe e gjetën të mbyllur për zgjedhjet. Turistët që kishin shkuar për të parë rrënojat e lashta, ishin lënë të prisnin pas portës së mbyllur.

Ata thonë se votimet nuk duhet të jenë shkak për të penguar vizitorët e largët që të shohin këtë simbol të qytetërimit antik. Njëri prej tyre thotë madje se ishte për të ardhur keq që një nga vendet që ai kishte dashur të shihte që në fëmijëri ishte mbyllur pikërisht në ditën që ai kishte zgjedhur për ta vizituar.

Duket se cilido qoftë rezultati i këtyre zgjedhjeve, për këta vizitorë të largët ato do të lënë shije të hidhur. //kk//

XS
SM
MD
LG