Lidhje

88 të vrarë dhe 42 të plagosur nga përplasja e një avioni tailandez


Hetuesit në Tajvan po vazhdojnë kërkimet në rrënojat e mbetura pas përplasjes dje, gjatë uljes në Tokë të një avioni në vendpushimin e ishullit Phuket. Në avion kishte 130 vetë, mes të cilëve 88 u vranë dhe 42 të tjerë u plagosën.

Zyrtarët tailandezë thanë se të plagosurit u dërguan në spitalet lokale dhe 5 prej tyre janë në gjendje kritike, me djegje të rënda. Agjencia Rojters citon një zyrtar të vendit të ketë thënë se të dy pilotët e avionit u vranë dhe se kutia e zezë e kabinës së pilotit ishte gjetur.

Aeroplani, i cili i përkiste linjës ajrore Tailandeze One-Two-Go, u përplas ndërsa përpiqej të ulej dje në Tokë, në një mot me shi të rrëmbyer. Kur takoi Tokën, avioni rrëshqiti, u nda në dy pjesë dhe mori flakë.

Aeroplani ishte nisur nga kryeqyteti Bankok, me 123 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit. 78 prej pasagjerëve ishin të huaj, shumica turistë evropianë nga Britania, Irlanda, Gjermania, Irani, dhe Franca. Autoritetet thanë se ka mundësi që moti i keq të ketë shkaku i aksidentit.//lk

XS
SM
MD
LG