Lidhje

Ish-kreu i Bankës Qendrore thotë se lufta e Irakut u bë për naftën


Ish-kreu i bankës qendrore amerikane, Alan Greenspan thotë në një libër të ri se beson që lufta e Irakut u bë kryesisht për naftën.

Zoti Greenspan shkruan në librin me kujtime që del në librari nesërm se “i vjen keq që për shkak të konsideratave politike nuk pranohet ajo që gjithkush e di: që lufta e Irakut u bë kryesisht për naftën”.

Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates e kundërshtoi sot këtë pohim në një intervistë televizive, duke thënë se lufta në fakt bëhet për të vendosur qëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme dhe për të mos lejuar regjimet e papërgjegjshme që të zhvillojnë armë të shkatërrimit në masë.

Greenspan drejtoi Bankën Qendrore nga viti 1987 deri në vitin 2006 dhe shërbeu në administratat e katër presidentëve. Ai është vlerësuar për politikat që sollën zhvillimin e vrullshëm ekonomik të viteve 1990.//kk//

XS
SM
MD
LG