Lidhje

Sekretari Gejts komenton për nivelin e trupave amerikane në Irak


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, thotë se trupat amerikane ka të ngjarë të mbeten në Irak për atë që ai e quajti një periudhë të stërzgjatur kohe, por tha se numri do të jetë vetëm një pjesë e nivelit të tanishëm.

Duke folur në një intervistë televizive sot, Sekretari Gejts tha se në varësi të kushteve, forcat amerikane do të kenë një rol më të kufizuar, të përqendruar në sigurinë kufitare, stërvitjen ushtarake dhe kapjen e luftëtarëve të al-Qaidës dhe militantëve të tjerë të papërgjegjshëm.

Sekretari amerikan i mbrojtjes hodhi poshtë sugjerimet se ushtria nuk është në gjendje të mbajë nivelin e tanishëm të trupave në Irak për një kohë të gjatë.

Pardje, sekretari Gejts tha se reduktimi i numrit të trupave amerikane mund të jetë i mundur nga 168 mijë në 100 mijë deri në fund të vitit 2008. //ze//

XS
SM
MD
LG