Lidhje

Lugovoi, kandidat në zgjedhjet ruse


Partia Liberal-demokrate ruse emëroi zyrtarisht Andrei Lugovoin, i dyshuari i vetëm në vdekjen nga helmimi të një kritiku të Kremlinit vitin e kaluar, si një nga kandidatët kryesorë për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.

Kongresi i Partisë që po mbahet në Moskë e emëroi Lugovoin në vendin e dytë të listës së kandidatëve, pas kryetarit të partisë Vladimir Zhirinovsky. Pas zgjedhjeve vendet e parlamentit do t’u shpërndahen partive në bazë të përqindjes së votave në shkallë kombëtare.

Policia britanike dyshon se Lugovoi e helmoi agjentin rus dhe kritikun e Kremlinit Alexander Litvinenko në Londër vitin e kaluar me një substancë radioaktive. Lugovoi ka mohuar të ketë rol në vdekjen e Litvinenkos. Moska e ka hedhur poshtë kërkesën e Britanisë për ekstradimin e Lugovoit, duke thënë se kushtetuta ruse nuk e lejon një gjë të tillë. Sipas ligjit rus, Lugovoi do të fitonte imunitet nëse zgjidhet anëtar parlamenti. //rd//

XS
SM
MD
LG