Lidhje

Presidenti çek bën thirrje për një zgjidhje të negociueshme për Kosovën


Presidenti i Republikës Çeke, Vaclav Klaus, thotë se një marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës do të ishte mënyra më e mirë për të garantuar stabilitetin afat-gjatë në Ballkan.

Udhëheqësi çek paralajmëroi se një zgjidhje e njëanëshme mund të kishte pasoja negative, jo vetëm për Serbinë por edhe për gjithë Evropën. Ai i bëri këto deklarata sot në Pragë pas bisedimeve me Presidentin serb, Boris Tadiç. Udhëheqësi serb shprehu përsëri kundërshtimin e tij të fortë për pavarësinë e Kosovës.

Takimi i Pragës u zhvillua në prag të bisedimeve dy ditëshe të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët në Londër, mes përfaqësuesve serbë dhe shqiptarë.

Udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës kanë thënë se janë të përgatitur të shpallin në mënyrë të njëanëshme pavarësinë, në qoftë se bisedimet me Serbinë nuk përfundojnë me rezultatet e dëshiruara deri më 10 dhjetor, që është afati i fundit për mbylljen e negociatave. //rd//

XS
SM
MD
LG