Lidhje

Grinspan kritikon administratën amerikane për ekonominë dhe luftën në Irak


Ish kryetari i Bankës Qëndrore amerikane, e njohur si Rezerva Federale, Alan Grinspen, po flet hapur kundër mungesës së përgjegjësisë fiskale të adminsitratës Bush. Në librin e tij të ri, "The Age of Turbulence: Adventures in a New World", në shqip “Epoka e trazirave: Aventurat në një botë të re”, zoti Grinspen akuzon Partinë e tij Republikane se ka humbur orientimin.

Alan Grinspen drejtoi Rezervën Federale për 18 vjet. Në të gjitha drejtimet ai dhe Presidenti Bush kanë patur marrëdhënie shumë të mira.

"Ai e dominoi periudhën tij si askush tjetër në historinë e bankës qendrore. Ai ka kontribuar për ngritjen e standardit të jetesës për gjithë amerikanët dhe unë e falenderoj për shërbimin e tij”, tha Presidenti.

Por në kujtimet e tij, zoti Grinspen shpreh iritimin e tij që Presidenti nuk është i predispozuar të vërë nën kontroll shpenzimet. Ai kritikon gjithashtu Kongresin e kontrolluar nga republikanët se ka braktisur përgjegjësitë fiskale.

Për herë fundit që qeveria amerikane pati sufiçit buxhetor ishte viti 2001 kur Presidenti Bush erdhi në Shtëpinë e Bardhë. Që prej atëhere, deficiti i Shteteve të Bashkuara ka kapur nivele rekord. Kandidatja e Partisë Demokratike, Senatorja Hillari Klinton, i shfrytëzoi komentet e Greenspanit.

"Përse edhe Alan Grinspen, republikan i devotshëm, i jep vlerëson bashkëshortin tim, për punën e tij të mirë në ekonomi?", tha senatorja.

Por Grinspeni është ndeshur edhe me kritika. Disa ekonomistë thonë se politika e tij e uljes së interesave ndikoi që shumë amerikanë të blenin shtëpi me çmime që nuk i përballonin. Edhe republikanët janë kundër bindjes së Grinspeni se nafta ishte motivacion kryesor për të hyrë në luftë në Irak. Ish kryetari i Bashkisë së New Yorkut, kandidati republikan për Preisindet, Rudolph Xhuliani, thotë:

"Mendoj se është gabin ta thjeshtosh atë vetëm tek nafta. Qëllimi i luftës në Irak ishte zhdukja e mbështetjes së fuqishme për terrorin islamik, që ishte Sadam Huseini".

Sekretari amerikan i Mbrojes, Robert Gejts, shpreu po këtë mendim në një program të kanalit televiziv, "Akuza të tilla janë bërë edhe për Luftën e Gjirit Persik në vitin 1991 dhe unë nuk besoj që të jetë e vërtetë”. Kontradiktat politike duket se po e ndihmojnë Grinspenin. Shitësit e librave në Internet thonë se "The Age of Turbulence", që u vu në shitje dje, është libri më i shitur elektronikisht. //rd//

XS
SM
MD
LG