Lidhje

Nën pranga Zv/ministri i Transporteve Nikolin Juka


Autoritetet shqiptare arrestuan zëvendës-ministrin e transporteve dhe gjashtë zyrtarë të tjerë nën akuza për korrupsion.

Zyrtarët arrestuan Nikolin Jukan dhe gjashtë zyrtarë të tjerë të ministrisë dje në mbrëmje nën dyshimet se kanë favorizuar në dhënien e kontratave të ndërtimit kompani të veçanta.

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme thanë se arrestimet pasuan një hetim dy mujor që tregon për korrupsion ku përfshihen miliona dollarë në projektetet e rrugëve.

Autoritetet akuzuan së fundmi tre zyrtarë të tjerë të ministrisë së Transportit për korrupsion lidhur me tenderat e rrugëve. Qeveria e kryeministri Sali Berisha ka ndërmarrë një luftë kundër korrupsionit. //rd//

XS
SM
MD
LG