Lidhje

Italia do të ndërtojë një memorial të Holokaustit në Milano


Zyrtarët amerikanë të hekurudhave njoftuan planet për ndërtimin e një memoriali për të nderuar viktimat e Holokausit në stacionin qendror të Milanos, ku qindra hebrej u nisën me tren për në kampin nazist të përqendrimit në Auschwitz, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Memoriali do të përfundojë në vitin 2009 dhe do të ndërtohet në Platformën 21 të transportit në katin e poshtëm të stacionit që është jashtë rrezes së shikimit të trafikut të rregullt hekurudhor.

Kjo platformë u përdor për trasportimin e qindra hebrejve për në kampin nazist Auschwitzit në Poloninë e pushtuar dhe në kampe të tjera naziste. Nazistët vranë dhe shfarosën 6 milionë hebrej dhe rreth një milionë të tjerë në kampet e shfarosjes gjatë luftës. //rd//

XS
SM
MD
LG