Lidhje

Bernar Kushner: Diplomacia franceze nuk ka më në bazë të saj, “anti-amerikanizmin”.


Ministri i Jashtëm i Francës Bernar Kushner, i cili fillon sot një vizitë tri ditore në Shtetet e Bashkuara, tha se diplomacia e vendit të tij nuk ka më në bazë të saj, “anti-amerikanizmin e përhershëm”.

Duke folur para nisjes për në Uashingotn, zoti Kushner tha se Shtetet e Bashkaura dhe Francë janë aleatë, por jo në të njejtën linjë. Gjatë një interviste për radion franceze, ai tha se ndonëse të dy palët kanë mosmarrëveshje, ai po përpiqet të kapërcejë atë që e quajti, “traditë” anti-amerikane.

I pyetur për gjendjen në Irak, zoti Kushner tha se Kombet e Bashkuara duhet të luajnë një rol më të madh, siç u shpreh ai, në “trekëndëshin” e bashkëpunimit në Irak, që përfshin OKB-në, Shtetet e Bashkuara dhe vetë qeverinë irakiane.

XS
SM
MD
LG