Lidhje

Sekretarja Rajs fillon vizitën në Lindjen e Mesme


Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, thotë se Shtetet e Bashkuara janë dakord me Izraelin se Rripi i Gazës është një “entitet armiqësor” tani që kontrollohet nga grupi ekstremist palestinez, Hamas. Por zonja Rajs tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do ta braktisin popullin e pafajshëm palestinez në Gaza. Ajo e bëri këto deklarata në Jerusalem sot pas bisedimeve me zyrtarët izraelitë.

Më herët, kabineti izraelit i sigurimit vendosi ta deklaronte Rripin e Gazës “entitet armiqësor”, duke i hapur kështu rrugën shkurtimit të furnizimve jetësore për teritorin. Zyrtarët izraelitë thonë se ky vendim u përgjigjet sulmeve me raketa që ndërmarrin ekstremisëtët palestinezë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës.

Presidenti Palestinez, Mahmud Abaz, e dënoi këtë vendim, duke thënë se ai do të bëhet shkak për shtimin e vuajtjeve të 1,5 milionë banorëve në këtë teritor të varfër. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, tha se ndërprerja e shërbimeve esenciale të shërbimit për popullatën civile përbën shkelje të ligjeve humanitare ndërkombëtare. Zonja Rajs do të zhvillojë bisedime me Presidentin Abaz nesër në Bregun Perëndimor.

XS
SM
MD
LG