Lidhje

Greqi; Kabineti i ri i kryeministrit Karamanlis bëri sot betimin.


Kabineti i ri i Greqisë bëri betimin pasi partia konservatore e kryeministrit Kostas Karamanlis fitoi me një shumicë të ngushtë zgjedhjet parlamentare të së djelës. Presidenti Karolos Papoulias miratoi kabinetin e ri më të vogël qeveritar sot para takimit të tij të parë. Zoti Karamanlis solli përsëri një grup të ministrave të rëndësishëm por e pakësoi numrin e tyre nga 19 në 17. Ministrja e Jashtme Dora Bakoyannis, Ministri i Financave Jorgo Alogo Skufis dhe Ministri i Mbrojtjes Evangelos Meimarakis do të vazhdojnë të mbajnë postet e mëparshme. Ministra të rinj u emëruan në postet e arsimit, drejtësisë, turizmit, transportit, bujqësisë dhe kulturës. Zoti Karamanlis ka marrë vlerësime të larta nga Bashkimi Evropian për zbatimin e reformave ekonomike, përfshi përpjekjet e privatizimit dhe të sistemit të pensioneve.

XS
SM
MD
LG