Lidhje

Parlamenti francez miraton ligjin për imigrantët


Parlamenti francez miratoi legjislacionin që forcon rregullat për imigrantët që kërkojnë të bashkohen me familjet e tyre në Francë.

Dhoma e ulët e parlamentit votoi me rezultatin 91 me 45 në favor të projekt-ligjit i cili përfshin nene të debatueshme si ai për analiza të ADN-së për të provuar lidhjet familjare.

Ligji kërkon gjithashtu provim të gjuhës frënge për ata që kërkojnë viza dhe kontrata imigrimi. Projekt-ligji duhet të miratohet tani nga senati për tu kthyer në ligj.

Legjislacioni, veçanërisht neni për analizat e ADN-së ka hasur në kundërshti të politikanëve të majtë, grupeve të të drejtave të njeriut, Vatikanit, të policisë dhe ministrave qeveritarë. Disa qindra njerëz u mblodhën këtë javë para parlamentit në Paris për të protestuar projektligjin.

Projektligji bazohet në premtimet e bëra gjatë fushatës së presidentit Nikolas Sarkozi, i cili luftoi imigracionin në kohën që ishte ministër i brendshëm. //ze//

XS
SM
MD
LG