Lidhje

OSBE-ja paraqet raportin për zhvillimet në Shqipëri


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë fajësoi klimën politike dhe tensionin mes koalicionit qeverisës dhe opozitës në Shqipëri për mungesën e përparimit në një sërë reformash.

Në raportin vjetor të paraqitur në Vjenë nga kreu i pranisë së OSBE-sës në Shqipëri, Pavel Vlaçek, thuhet se përpjekjet për reforma në Shqipëri, kanë vazhduar në një mjedis të polarizuar për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes qeverisë dhe opozitës. Një sërë vendimesh të rëndësishme legjislative janë miratuar në parlament nga shumica pa praninë e opozitës, e cila i ka bojkotuar senacat.

Mungesa e besimit reciprok dhe mungesa e vullnetit të mirë mes faktorëve politikë, e ka ndërlikuar më tej debatin për çështjet e rëndësishme, duke bërë që të humbasë fokusi për to, thuhet në raporitn e OSBE-së. //rd//

XS
SM
MD
LG