Lidhje

Karla del Ponte takohet në Beograd me presidentin Tadiç


Presidenti serb Boris Tadiç tha se vendi i tij po bën gjithçka të mundur për të arrestuar të dyshuarit për krime lufte dhe për t’i transferuar ata në Gjykatën e Hagës.

Presidenti Tadiç u takua sot në Beograd me kryeprokuroren Carla del Ponte e cila po bën një vlerësim të bashkëpunimit të Serbisë me gjykatën. Dje, zonja Del Ponte u takua me kryeministrin Vojisllav Koshtunica dhe me ministrin Rasim Ljajiç, i ngarkuar për bashkëpunimin me gjykatën. Pas bisedimeve zoti Ljajiç tha se Serbia ka rënë dakort të përmbushë të gjitha detyrimet për të dorëzuar të dyshuarit për krime lufte dhe dokumentacionin e tyre përkatës në gjykatë.

Zonja Del Ponte do të raportojë në Bashkimin Evropian për bashkëpunimin e Serbisë me Hagën. Vlerësimi i saj është i rëndësishëm për shpresat e Srbisë për t’u afruar me Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG