Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Pakistan më 6 tetor


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf do të vërë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 6 tetor, megjithëse se ndodhet përballë një sfide ligjore në Gjykatën e Lartë lidhur me të drejtën e tij për një mandat tjetër.

Zyrtarët pakistanezë të zgjedhjeve njoftuan sot datën e votimit dhe thanë se dokumentacioni i emërimit të kandidatëve duhet të paraqitet brenda një jave. Partitë e opozitës kanë deklaruar se do të largohen nga parlamenti në shenjë proteste dhe se do të organizojnë demonstrata në gjithë vendin, në qoftë se gjenerali Musharaf do të lejohet të konkurojë. Ata kanë dorëzuar peticione në Gjykatën e Lartë në të cilat argumentojnë se Presidenti ka shërbyer dy mandate që kur mori pushtetin me grusht shteti në vitin 1999 dhe se ai duhet të heqë dorë nga posti i komandantit të ushtrisë.

Një avokat i Gjeneralit Musharraf, tha se ai do ta linte postin e komandantit të ushtrisë, në qoftë se do të rizgjidhej president. Në Pakistian, presidenti zgjidhet nga asambleja kombëtare dhe asambletë rajonale dhe jo me votim të drejt për drejtë popullor.

XS
SM
MD
LG