Lidhje

Matel i kërkon të falur Kinës për kthimin e më shumë se 21 milionë  lodrave të prodhimit kinez


Kompania gjigande e prodhimit të lodrave, Matel, me bazë në Shtetet e Bashkuara, i kërkoi të falur Kinës për kthimin e më shumë se 21 milionë lodrave të prodhimit kinez.

Nëpresidenti i Matelit për marrëdhëniet ndërkombëtare, Thomas Debrovski tha sot se kompania mban përgjegjësi të plotë për kthimin e lodrave. Ai shpjegoi se pjesa me e madhe e lodrave të kthyera kishin të bënin me dizenjimin jo të mirë të tyre dhe jo me praktikën kineze të pordhimit. Ai tha se u kthyen shumë në tepër lodra se sa ishte e justifikuar.

Debrovski e bëri këtë deklaratë në hapje të një takimi me shefin kinez të kontrollit të cilësisë së prodhimeve, Li Çang Gjing në Pekin.

Titullari i kompanisë kineze që prodhonte lodrat e lyera me bojra me përbërje plumbi, që u kthyen nga Mateli në muajin gusht, më pas vrau veten. Autoritetet kineze i pezulluan kompanisë kineze liçencën për prodhimin e artikujve të eksportit. //iç//

XS
SM
MD
LG